Ndërlidhjet

Rusi: Putin e vizitoi bazën e nëndetëseve atomike


Vladimir Putin (djathtas) dhe Sergei Shoigu

Vladimir Putin (djathtas) dhe Sergei Shoigu

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shënuar Ditën e Marinës së Rusisë duke e vizituar portin veripor Severomorsk, ku është e vendosur Flota Veriore Ruse.

Putini së bashku me ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu, kanë shikuar nga një fregatë, derisa në port lundronin luftanijet dhe nëndetëset atomike.

Dmitry Rogozin, zëvendëskryeministër i Rusisë, ishte në Severodvinsk, për të marrë pjesë në shënimin e ceremonisë së konstruktimit të gjeneratës së re të nëndetëseve bërthamore raketore ruse, të njohura si “Knyaz Oleg”.

XS
SM
MD
LG