Ndërlidhjet

Kosovë: Isa Mustafa uron besimtarët për Bajram


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, festën e Bajramit të Madh.

“Në këtë ditë kremteje, shprehim nderim për të gjithë besimtarët e devotshëm, të cilët me agjërim e kanë kaluar muajin e Ramazanit nën shenjën e adhurimit të Zotit, të mirësisë dhe të përmbajtjes, të sakrificës e të dashurisë për njëri-tjetrin dhe për njerëzimin mbarë”, thuhet në urimin e zotit Mustafa.

Mëtutje, në faqen në Internet të LDK-së shkruan se zoti Mustafa ka theksuar se “vendi ynë ka qenë gjithmonë një shembull i bashkëjetesës, i tolerancës dhe i harmonisë në mes njerëzve të etnive dhe besimeve të ndryshme” dhe ka shtuar se “urojmë që ky mozaik të mbetet i tillë përherë”.

XS
SM
MD
LG