Ndërlidhjet

Ukrainë: Së paku 13 të vrarë në qytetin Horlivka


Një urë e shkatërruar në rajonin Donjeck në pjesën lindore të Ukrainës

Një urë e shkatërruar në rajonin Donjeck në pjesën lindore të Ukrainës

Zyrtarët nga administrata rajonale e Donjeckut kanë thënë se së paku 13 vetë, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në luftimet në qytetin Horlivka.

Këta zyrtarë kanë thënë se vrasjet e sotme ishin kryer gjatë “aksioneve ushtarake në Horlivka” duke mos e përmendur se cila palë mund të jetë përgjegjëse.

Forcat e Ukrainës dje e kanë filluar një ofensivë kundër separatistëve prorusë në rajonin Donjeck.

Nga ana tjetër, Departamenti amerikan i shtetit sot i ka publikuar pamjet satelitore të bëra në periudhën 21 dhe 26 korrik, për të cilat zyrtarët amerikanë pretendojnë se tregojnë se si Rusia me të shtëna artilerike, matanë kufirit në pjesën lindore të Ukrainës, i ka mbështetur separatistët prorusë.

XS
SM
MD
LG