Këshilli i Sigurimit e ka mbajtur një takim urgjent rreth situatës në Rripin e Gazas.
Takimi, që ka flluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës tonë, është shfrytëzuar për të aprovuar një deklaratë që bën thirrje për armëpushim në mes të Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas.
Deklarata, e cila e ka marrë miratimin e 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit bën thirrje te të dyja palët që ta mbajnë armëpushimin gjatë tërë festës së Bajramit dhe më tutje.
Bajrami fillon sot në shumicën e vendeve myslimane.
Izraeli dhe grupi i militantëve të Hamasit, që e kontrollon Rripin e Gazaqs, janë pajtuar për disa armëpushime jetëshkurtëra gjatë dy ditëve të fundit, armëpushime këto që janë shkelur rregullisht.
Mbi 1 mijë palestinezë dhe 45 izraelitë, kryesisht ushtarë, janë vrarë gjatë luftimeve të tri javëve të fundit.