Ndërlidhjet

logo-print

Rusia, s’duhet të organizojë Kupën e Botës më 2018


Zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg (ARKIV)

Zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg (ARKIV)

Zëvendës kryeministri britanik, Nick Clegg, i është bashkuar thirrjeve që Rusisë t’i merret e drejta për të organizuar Kupën e Botës në futboll më 2018, pas rrëzimit të aeroplanit malajzian më 17 korrik në lindje të Ukrainës.

Clegg, partia liberal demokrate e të cilit është partneri i vogël i konservatorëve në qeverinë e David Cameronit, ka thënë se ngjarjet sportive duhet të jenë pjesë e pakos së sanksioneve të BE-së kundër Moskës.

Duke folur për “Sunday Times”, Clegg ka thënë se lejimi që Rusia të organizojë këtë ngjarje, “do bënte që pjesa tjetër e botës të duket e dobët dhe jo e sinçert rreth kundërshtimeve tona ndaj sjelljes së Vladimir Putinit”.

Deklarata e Clegg është bërë pasi FIFA ka hedhur poshtë thirrjet e ngjajshme nga disa politikanë gjermanë.

Në një deklaratë të lëshuar më 25 korrik, FIFA ka thënë: “Historia ka treguar deri më tash se bojkotimi i ngjarjeve sportive apo politikat e izolimit apo konfrontimit nuk janë mënyrat më efektive të zgjidhjes së problemit”.

XS
SM
MD
LG