Ndërlidhjet

logo-print

1 i vdekur,14 të lënduar pas goditjes nga rrufeja


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një person e ka humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur kur një rrufe e ka goditur një nga plazhet e preferuara të Los Angjellosit.

Një 20 vjeçar ka vdekur pasi rrufeja e goditi plazhin e njohur “Venice Beach” në Oqeanin Paqësor.

Ai ka qenë një nga 13 personat që ishin në atë plazh, duke ecur apo notuar në kohën kur ndodh goditja nga rrufeja.

Rrufetë janë të rralla në pjesën jugore të shtetit federal të Kalifornisë, zonë kjo që konsiderohet shumë e thatë.

Nëntë nga 14 personat e goditur nga rrufeja janë dërguar në spital.

Një person tjetër është goditur nga rrufeja në një ishull të afërt në Santa Catalina derisa liante golf.

Ai është hospitalizuar gjithashtu.

XS
SM
MD
LG