Ndërlidhjet

Ebola vret mjekun dhe infekton dy amerikanë


(ILustrim)
(ILustrim)

Zyrtarët thonë se virusi vdekjeprurës i Ebolas e ka vrarë një nga mjekët më të njohur të Liberisë ndërsa janë infektuar edhe dy amerikanë, pas përhapjes së këtij virusi në Afrikën Qëndrore.

Deri më tash nuk është gjetur asnjë ilaq për virusin ngjitës, që konsiderohet një nga më vdekjprurësit në botë.

Samuel Brisbane, një nga zyrtarët kryesor shëndetësor në Liberi, ka qenë duke trajtuar pacientë me Ebola kur është infektuar vet dhe më pas ka vdekur, njoftojnë zyrtarët.

Më vonë, është njoftuar gjithashtu se një mjek tjetër amerikanë dhe një misionar janë infektuar me këtë sëmundje derisa punon në kryeqytetin Monrovia, derisa ishin duke ndihmuar pacientët me këtë virus.

Ebola ka vrarë 129 persona në Liberi dhe rreth 700 në tërë Afrikën Qëndrore.

Virusi shkakton temperatura të larta dhe dhim,bje fyti, ndërsa më pas kalon në të kthyer, diarre dhe gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme.

XS
SM
MD
LG