Ndërlidhjet

logo-print

Haga do e dënoj Rusinë për çështjen Yukos


Dikur njeriu më i pasur në Rusi, ish pronari i Yukos, Mikhail Khodorkovsky, (ARKIV)

Dikur njeriu më i pasur në Rusi, ish pronari i Yukos, Mikhail Khodorkovsky, (ARKIV)

Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit në Hagë pritet të urdhërojë Rusinë që të paguaj 50 miliardë dollarë grupit të aksionarëve të kompanisë së naftës, Yukos, raporton Reuters.

Njoftimi zyrtar pritet të jepët sot gjatë ditës.

Gjykata sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, pritet të vlerësojë se Rusia ka shkelur Kartën Ndërkombëtare të Energjisë kur e ka shpërbërë Yukosin, në vitin 2004.

Ankuesit, “Group Menatep Limited”, kanë kërkuar 114 miliardë dollarë për shkak të dëmit që i është bërë.

Gjykata gjithashtu pritet që të urdhërojë Rusinë të paguaj 65 miliardë dollarë për të kompenzuar shpenzimet ligjore të GML-së.

Yukos që është udhëhequr nga Mikhail Khodorkovski, i cili është mbajtur në burg për tetë vjet për evazion fiskal para se të falej vitin e kaluar.

Më 2005, Kodorkovski, ka shitur aksionet e tij në Yukos te GML, që është pronë e ish aksionarëve të Yukosit.

Rusisë do t’i jepen 10 ditë për ta apeluar vendimin.

XS
SM
MD
LG