Ndërlidhjet

Sakashvili do merret në pyetje si dëshmitar


Ish presidenti gjeorgjian, Mikhail Saakashvili
Ish presidenti gjeorgjian, Mikhail Saakashvili

Prokurorët e Gjeorgjisë e kanë ftuar për tu marrë në pyetje ish presidentin e vendit, Mikhail Saakshvili si dëshmitar.

Kjo është hera e dytë që ai ftohet për tu marrë në pyetje në katër muaj.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Gjeorgji ka thënë se Saakashvilli duhet të paraqitet para hetuesve sot në Tbilisi në orën 11 sipas orës së Gjeorgjisë.

Saakshvili është larguar nga Gjeorgjia vitin e kaluar, pasi e ka përfunduar mandatin e tij të dytë si president.

Ish presidenti ka thënë se nuk do të kthehet në Gjeorgji për tu marrë në pyetje rreth vdekjes së kryeministrit të tij në vitin 2005 dhe rasteve të tjera.

Prokurorët tashmë kanë dorëzuar paditë për disa nga aleatët e Saakshvilit.

Përkrahësit e Saakshvillit thonë se akuzat penale janë hakmarrje politike.

XS
SM
MD
LG