Ndërlidhjet

Lavrov: Sanksionet do na bëjnë më të pavarur


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, ka thënë sot se sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ndaj zyrtarëve dhe kompanive ruse mund të mos e arrijnë qëllimin e tyre.

Sipas Lavrovit, këto sanksione mund ta bëjnë Rusinë më të pavarur ekonomikisht.

“Sanksionet thjeshtë nuk mund ta arrijnë qëllimin e tyre...Ju siguroj juve, ne do i kalojmë vështirësitë që mund të ngriten në disa sektore të ekonomisë, dhe ndoshta do të bëhemi më të pavarur dhe më të sigurt në fuqinë tonë”, ka thënë ai gjatë një konference me gazetarë.

Ministri i jashtëm rus, gjithashtu ka thënë se Moska nuk do veprojë në mënyrë histerike ndaj sanksioneve amerikane apo atyre evropiane për shkak të krizës së Ukrainës.

XS
SM
MD
LG