Ndërlidhjet

“Pussy Riot” kërkojnë kompenzim nga Rusia


Nadya Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina, pjesëtaret e grupit muzikor rus, 'Pussy Riot'
Nadya Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina, pjesëtaret e grupit muzikor rus, 'Pussy Riot'

Dy ish pjesëtare të grupit muzikor rus, “Pussy Riot” raportohet se janë duke kërkuar kompenzim nga Kremlini për “shkeljen e të drejtave të tyre duke mos i lejuar që të shprehin hapur qëndrimet e tyre, shkeljen e imunitetit personal dhe mungesën e procesit gjyqësor të drejtë.”

Gazeta “Vedemosti” raporton sot se Nadezhda Tolokonikova dhe Maria Alyokhina, ka regjistruar padinë e tyre në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, gjatë javës së kaluar.

Ato kërkojnë nga 120 mijë euro secila, plus 10 mijë euro për shpenzime ligjore.

Të dy këto ish pjesëtare të “Pussy Riot” janë dënuar për huliganizëm për çka ishin mbajtur dy vjet në burg në vitin 2012, pasi kishin performuar kundër presidentit rus, Vladimir Putin brenda Katerdrales së Moskës.

Ato janë liruar si pjesë e një amnestie në dhjetor të vitit të kaluar, dy muaj para se përfundonin dëimin e rregullt.

XS
SM
MD
LG