Ndërlidhjet

Padi penale ndaj ish presidentit Sakashvilli


Ish presidenti i Gjeorgjise, Mikael Sakashvilli (ARKIV)
Ish presidenti i Gjeorgjise, Mikael Sakashvilli (ARKIV)

Prokurorët e Gjeorgjisë kanë bërë padi penale ndaj ish presidentit Mikael Sakashvilli.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë sot se akuza e abuzimit me detyrën buron nga ndalimi i protestës anti qeveritare në Tbilisi në nëntor të vitit 2007, si dhe bastisja dhe “konfiskimi” i një televizioni në Gjeorgji.

Akuza të njejta janë bërë edhe ndaj bashkëpunëtorëve të Sakashvillit që mban pozita të rëndësishme shtetërore në Gjeorgji në vitin 2007.

Njoftimi është bërë pasi Sakashvilli nuk është paraqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm i cili e kishte ftuar për ta marrë në pyetje.

Sakashvilli është larguar nga Gjeorgjia vitin e kalauar, pasi i kishte mbaruar mandati i dytë presidencial.

Ish presidenti ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’ se ai do të vendos vet se kur do të kthehet në Gjeorgji.

XS
SM
MD
LG