Ndërlidhjet

Ushtria izraelite ka thënë se ka kryer sulme në Gaza pasi një raketë e ka goditur Izraelin, duke e thyer kështu qetësinë e shkurtër në Gaza.

Sulmet e sotme janë kryer pas një pauze 12 orëshe në luftimet në mes të Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, që e kontrollon Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite, e cila ka nisur ofenzivën para tre javësh pas sulmeve të Hamasit me raketa, ka thënë se “qetësia do të përballet me qetësi”.

Gjatë një takimi urgjent të mbajtur në mëngjesin e sotëm, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm në konfliktin që tashmë ka vrarë mbi 1030 palestinezë dhe 45 izraelitë, shumica ushtarë.

XS
SM
MD
LG