Ndërlidhjet

logo-print

Franca, azil të krishterëve të Mosulit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Franca ka thënë se është e gatshme që të mirëpres të krishterët nga veriu i Irakut të cilëve militantët e Shtetit Islamik iu kanë thënë se duhet të konvertohen në myslimanë apo të paguajnë taks fetare apo të përballen me vdekjen.

Ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të Francës përmes një komunikate të përbashkët në Paris, kanë thënë se “ne jemi gati që nëse duan ata, të lehtësojmë ardhjen e tyre si azilantë në tokën tonë”.

Qeveria franceze tashmë është duke ofruar ndihmë për persona të zhvendosur që janë larguar duke shkuar në rajonin irakian që udhëhiqet nga kurdët për të shpëtuar nga dhuna e Shteti Islamik, organizatë kjo që më parë është njohur me emrin Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti.

Kryengritësit e Shtetit Islamik kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit irakian në veri dhe perëndim të këtij shteti, duke detyruar shumë familje të krishtera që të largohen nga Mosuli, qytet që ka pasur të krishterë për shumë vjet.

XS
SM
MD
LG