Ndërlidhjet

Vjenë: Austria e ekspozoi deklaratën e luftës me Serbinë


Kopja e veturës në të cilën ishin Franz Ferdinand dhe gruaja e tij Sophie - në momentin kur u bë atentat kundër tyre - qëndron para një muzeu në Sarajevë
Kopja e veturës në të cilën ishin Franz Ferdinand dhe gruaja e tij Sophie - në momentin kur u bë atentat kundër tyre - qëndron para një muzeu në Sarajevë

Diplomatët e Serbisë dhe të Austrisë sot e kanë shënuar 100 vjetorin e shpalljes së luftës kundër Serbisë, që përfundimisht ka çuar në fillimin e Luftës së Parë Botërore, duke marrë pjesë në ekspozitën e paraqitjes së dokumenteve historike.

Diplomatët i shtrënguan duart afër dokumentit të deklaratës, që tash gjendet në ekspozitën në Muzeun Leopold në Vjenë, derisa të dy vendet e kanë shënuar publikimin e tij para një shekulli.

Austria i shpalli luftë Serbisë më 28 korrik 1914, një muaj pas rritjes së tensioneve të shkaktuara nga vrasja e trashëgimtarit të Fronit austriak, Franz Ferdinand, dhe gruas së tij, Sophie. Ata ishin qëlluar për vdekje nga nacionalisti serb, Gavrilo Princip, në kryeqytetin Sarajevë në Bosnjë, raporton agjencia AP nga Vjena.

Kjo deklaratë i ka tërhequr edhe fuqitë e mëdha të tjera, disa në anën e Serbisë, e të tjerat duke e mbështetur Austrinë, dhe ka çuar në Luftën e Parë Botërore.

XS
SM
MD
LG