Ndërlidhjet

logo-print

Ban Ki-moon: Armëpushim i menjëhershëm në Rripin e Gazës


Ban Ki-moon

Ban Ki-moon

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës.

Duke folur para gazetarëve në Nju Jork, ai theksoi se populli i Gazës nuk ka ku të shkoj dhe se ata janë të bllokuar.

Ban Ki-moon theksoi se të dy palët duhet të jenë përgjegjëse për krime.

Në seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbrëmë vonë, u kërkua armëpushim “i menjëhershëm” në këtë konflikt, nga i cili deri tash janë vrarë më se 1030 palestinezë dhe 45 izraelitë, shumica prej tyre ushtarë.

Përfaqësuesi palestinez dhe ai izraelit në Kombet e Bashkuara e kritikuan deklaratën e Këshillit të Sigurimit.

XS
SM
MD
LG