Ndërlidhjet

Ukrainë: Kërkohet “ndihmë shtesë e sigurisë” nga SHBA-të


Chuck Hagel

Chuck Hagel

Ukraina ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara “ndihmë shtesë të sigurisë”, sipas një transkripti të bisedës telefonike ndërmjet ministrit të mbrojtjes së Ukrainës, Valeriy Heletey, dhe sekretarit amerikan të mbrojtjes, Chuck Hagel, që është zhvilluar mbrëmë vonë.

Zoti Hagel është përgjigjur se qeveria amerikane do ta shqyrtoj këtë kërkesë nëpërmjet Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kiev.

Kjo kërkesë u bë në periudhën kur janë intensifikuar luftimet ndërmjet trupave të qeverisë dhe separatistëve, në pjesën lindore të Ukrainës, afër vendit ku është rëzuar aeroplani i udhëtarëve të Malajzisë.

Shtetet e Bashkuara i japin qeverisë së Ukrainës, 33 milionë dollarë në ndihmë ushtarake jovdekjeprurëse.

XS
SM
MD
LG