Ndërlidhjet

Izrael: Përmes tuneleve militantët i vrajnë izraelitët


Një ushtar izraelit u tregon gazetarëve një kanal të cilin e kanë shfrytëzuar militantët palestinezë

Një ushtar izraelit u tregon gazetarëve një kanal të cilin e kanë shfrytëzuar militantët palestinezë

Zyrtarët izraelitë thonë se militantët në Rripin e Gazës i kanë shfrytëzuar tunelet për të hyrë në Izrael, me ç’rast gjatë të shtënave i kanë vrarë pesë ushtarë.

Ushtria e Izraelit tha sot se një incident i tillë ka ndodhur afër vendbanimit Nahal Oz, në kufirin me Rripin e Gazës.

Izraeli tha se gjatë këtij sulmi është vrarë edhe një militant i Hamasit.

Pas këtij sulmi, numri i ushtarëve të vrarë të Izraelit arriti në 53.

Janë vrarë së paku 1030 palestinezë, shumica prej tyre civilë gjatë luftimeve të fundit, që filluan më 8 korrik.

XS
SM
MD
LG