Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Janë gjetur së paku 15 trupa të pajetë


Pamje nga një pjesë e Bagdadit

Pamje nga një pjesë e Bagdadit

Policia në Bagdad të Irakut thotë se së paku 15 trupa të pajetë me shenja të plumbave, përfshirë tri femra, janë gjetur gjatë dy ditëve të kaluara në lagjet e Bagdadit.

Kjo i ka shtuar shqetësimet për përhapje të dhunës në Irak, pas përfundimit të muajit të Ramazanit.

Disa nga trupat e vrarë ishin qëlluar me armë, i kishin sytë e mbyllur dhe ishin të lidhur.

Policia tha se tri femra, të moshës 25-30 vjeçare, ishin vrarë me të shtëna në kokë dhe me duar të pranguara.

Policia thotë se ende nuk dihen motivet e këtyre vrasjeve.

XS
SM
MD
LG