Ndërlidhjet

Rusi: Sanksionet e Japonisë – jomiqësore


Pamje nga kryeqyteti Tokio në Japoni

Pamje nga kryeqyteti Tokio në Japoni

Rusia i ka quajtur “jomiqësore” planet e Japonisë për imponimin e sanksioneve ndaj pasurive të atyre që konsiderohen se janë të përfshirë në jostabilitet në pjesën lindore të Ukrainës.

Ministria e jashtme e Rusisë, sot poashtu, tha se imponimi i sanksioneve të reja nga Japonia do “të kërcënonin pashmangshëm një rreze të gjërë të marrëdhënieve bilaterale dhe do t’i kthenin ato prapa”.

Japonia dje ka paralajmëruar se do të imponoj më tepër sanksione kundër Rusisë, përfshirë bllokimin e pasurive që mbahen në Japoni, nga individët dhe grupet, të cilat e mbështesin aneksimin nga Rusia të rajonit Krime në Ukrainë.

Zyrtari i lartë qeveritar japonez, Yoshihide Suga, ka kërkuar që Rusia të “ushtroj ndikim” ndaj separatistëve prorusë në Ukrainë, në mëynrë që ata të bashkëpunojnë me hetimet ndërkombëtare lidhur me rrëzimin e aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë më 17 korrik.

XS
SM
MD
LG