Ndërlidhjet

Ukrainë: Luftimet i pengojnë hetuesit


Dëmtimi i krahut të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, që është rrëzuar afër vendit Shakhtarsk

Dëmtimi i krahut të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, që është rrëzuar afër vendit Shakhtarsk

Luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës përsëri i kanë penguar hetuesit ndërkombëtarë, që të arrijnë në vendin e rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë.

Ministria e drejtësisë e Holandës sot ka njoftuar se luftimi “në dhe rreth rrugës për në vendin e rrëzimit” i ka penguar ekspertët holandezë dhe australianë që të dalin nga baza e tyre në Donjeck.

Qeveria e Ukrainës dje ka njoftuar se trupat e saj kanë hyrë në disa vendbanime rreth vendit ku ishte rrëzuar aeroplani i Malajzisë, përfshirë qytetin Shakhtarsk, që është 10 kilometra larg këtij vendi.

XS
SM
MD
LG