Ndërlidhjet

Rusi: Shtetet që imponojnë sanksione – “vende agresore”


Pamje nga një pjesë e Moskës

Pamje nga një pjesë e Moskës

Ligjvënësit rusë raportohet se e kanë përpiluar një propozim–amandament me të cilin shtetet që imponojnë sanksione kundër Rusisë, vlerësohen si “vende agresore”.

Gazeta Izvestia, me qëndrime propresidencës ruse, raporton se propozimi i legjislacionit do ta krijoj mundësinë për kufizime potenciale ndaj kompanive specifike, që operojnë në Rusi.

Në këtë propozim-legjislacion si “vende agresore” përshkruhen shtetet që kanë “imponuar sanksione kundër Federatës Ruse, shtetasve rusë, ose kompanive ruse”.

Ky propozim po bëhet në periudhën kur Kremlini është në kërkim të mënyrave për kundërpërgjigje ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, që së shpejti pritet të imponojnë sanksione të reja kundër Rusisë për dyshime se i mbështetë separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG