Ndërlidhjet

logo-print

AI: Liderët e UÇK-së do të akuzohen për krime kundër njerëzimit


Mosndëshkimi për një kohë të gjatë i krimeve kundër njerëzimit në Kosovë, do të sfidohet pas shpalljes së sotme se ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të akuzohen për rrëmbim, trajtim jonjerëzor dhe vrasje të serbëve dhe shqiptarëve etnikë, që besohet se e kishin kundërshtuar UÇK-në në vitin 1999, tha sot organizata Amnesty International.

Në deklaratën e Task Forcës Speciale Hetuese, të krijuar nga Bashkimi Evropian, kryeprokurori, Clint Williamson, i ka theksuar akuzat që do të paraqiten kundër zyrtarëve të lartë të UÇK-së.

“Shpresojmë se ky do të jetë hap kah drejtësia për familjet e afro 400 serbëve të Kosovës, që besohet se ishin rrrëmbyer nga UÇK-ja dhe menjëherë janë transferuar në Shqipëri, ku ka dyshime se ata janë vrarë”, tha Sian Jones, nga Amensty International.

Kryeprokurori, në fjalën e tij, ka bërë të ditur se ka pasur rrëmbime dhe vrasje të gjëra dhe të natyrës sistematike, dhe ka siguruar se ish-zyrtarët e lartë të UÇK-së do të akuzohen për krime kundër njerëzimit.

Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të publikoj akuza kundër të dyshuarve ende të paemëruar, derisa të krijohet gjykata e specializuar për t’i gjykuar të dyshuarit, jashtë Kosovës, e cila nuk do të hapet deri në vitin 2015.

“Bashkimi Evropian dhe autoritetet e Kosovës, tash duhet të veprojnë menjëherë për të siguruar se gjykata e specializuar të krijohet sa më shpejtë që është e mundur”, thotë Sian Jones, për të shtuar se “çdo vonesë emund të çojë poashtu në mosndëshkim dhe keqqtrajtim të mëtejshëm të dëshmitarëve potencialë”.

XS
SM
MD
LG