Ndërlidhjet

Rusi: Turistëve të jashtëm nuk u lejohet hyrja në Çukotka


Ilustrim

Ilustrim

Dhjetëra turistë të jashtëm nga 11 vende nuk janë lejuar të hyjnë në gadishullin Çukotka në Lindjen e Largët Ruse.

Qeveria lokale tha sot se 83 turistët ishin nga Argjentina, Austria, Britania, Kanadaja, Danimarka, Gjermania, Izraeli, Letonia, Afrika Jugore, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara.

Ata nuk ishin lejuar të largohen nga anija me të cilën kishin arritur dje në këtë gadishull.

Anija “Silver Discover” ende nuk është larguar nga ujërat ruse.

Sipas zyrtarëve lokalë në Çukotka, disa itinerarë të kompanisë Pacific Network, që i sjell turistët e jashtëm në gadishull, këtë vit nuk janë koordinuar me autoritetet lokale.

XS
SM
MD
LG