Ndërlidhjet

logo-print

Gërmimet në Rashkë ri-fillojnë javën e ardhshme


Rudnicë, foto nga arkivi

Rudnicë, foto nga arkivi

Grupi Punues për Persona të Zhdukur ka deklaruar se gjatë javës së ardhshme do të rifillojnë gërmimet në Rudnicë të Rashkës.

Lajmi është bërë i ditur pas një takimi të zhvilluar në Prishtinë ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Gërmimet në Rudnicë të Rashkës ku po hulumtohet varreza masive, ishin ndërprerë muajin e kaluar për shkak se pala serbe e angazhuar në këtë proces kishte, siç thuhej, mungesë fondesh.

Gërmimet kishin nisur mbi dyshimet që kishin lindur pas krahasimit të pamjeve satelitore para dhe pas disa punimeve që ishin zhvilluar në lokacionin ku janë zhvilluar së fundmi gërmimet dhe janë gjetur mbetje mortore.

Dyshohet se në varrezën masive në Rudnicë janë mbetjet mortore të rreth 300 shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në nivel të Kosovës, ende mbesin të pagjetur edhe mbi 1,700 veta, që nga viti 1999.

XS
SM
MD
LG