Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet kushëriri i presidentit, Karzai


Presidenti në largim i Afganistanit, Hamid Karzai (ARKIV)

Presidenti në largim i Afganistanit, Hamid Karzai (ARKIV)

Një sulm vetvrasës e ka vrarë kushëririn e presidentit në largim afgan, Hamid Karzait në krahinën jugore të Kandaharit.

Zëdhënësi i Guvernatorit të krahinës në fjalë, Daëa Kham Menapal, i ka thënë Radio së Lirë se sulmuesi e ka shpërthyer eksplozivin që e kishte në trup derisa ishte duke e takuar Hashmat Karzain në shtëpinë e tij në qarkun Dand të Kandaharit.

Menapal ka thënë se një civil është plagosur gjatë sulmit.

Ai ka thënë se sulmuesi kishte shkuar në shtëpinë e Hashmat Karzait për ta uruar për festën e Bajramit.

Askush deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Hashmat Karzai, e ka udhëhequr fushatën parazgjedhore të kandidatit presidencial, Ashraf Ghani, në krahinën e Kandaharit.

Ghani dhe kundërkandidati, Abdullah Abdullahu, kanë garuar për pozitën e presidentit në raundin e dytë të zgjedhjeve të mbajtur më 14 qershor, proces ky që është karakterizuar me akuza të shumta për manipulime.

XS
SM
MD
LG