Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në rajonin kinez të ujgurëve


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Agjencia kineze e lajmeve, Xinhua, ka raportuar sot se gjatë një “sulmi terrorist” në rajonin autonom perëndimor të ujgurëve, Xinjiang, janë vraë dhe plagosur dhjetëra persona.

Xinhua raporton se sulmi ka ndodhur gjatë mëngjesit të 28 korrikut kur një turmë e njerëzëve që mbanin thika e kanë sulmuar një stacion policor dhe zyrat qeveritare në një qonë të prefekturës së Kashgarit.

Mediat shtetërore raportojnë se policia vendore ka thënë dhjetëra civilë ujgurë dhe han janë vrarë e plagosur gjatë sulmit.

Gjithashtu raportohet se oficerët policorë kanë vrarë disa prej pjesëtarëve të kësaj turme të dhunshme.

Pekingu, për sulmet e deritashme gjithëmonë i ka fajësuar separatistët ujgurë.

Ujgurët janë popullatë myslimane që për një kohë të gjatë jetojnë në zonën e Xinjiangut.

XS
SM
MD
LG