Ndërlidhjet

SHBA shtojnë sanksionet ndaj Rusisë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka rritur sanksionet kundër Rusisë derisa vazhdon përkrahja e Moskës për rebelët prorusë në lindje të Ukrainës.

Obama, nga Shtëpia e Bardhë ka thënë se “sot është dita kur duhet ta kujtojmë se Shtetet e Bashkuara e bëjnë atë që e thonë derisa ne rreshtohemi me komunitetin ndërkombëtar në përkrahjen e të drejtave dhe lirive të popujve nëpër botë”.

Ky vendim amerikan bëhet pas atij të Bashkimit Evropian që dje ka vendosur të zgjerojë sanksionet e saj ndaj individëve dhe kompanive ruse.

Obama ka thënë se të vepruarit në linj me evropianët iu jep sanksioneve fuqi më të madhe.

Departamenti i Thesarit amerikan ka shtuar edhe tri banka në listën e sanksioneve sektoriale ndërsa e ka sanksionuar edhe një kompani që ndërton anije si reagim ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG