Ndërlidhjet

logo-print

Gjykata amerikane urdhëron konfiskimin e naftës nga Kurdistani


Anija që bartte naftën e rajonit kurd të Irakut, në ujërat amerikane, afër Teksasit

Anija që bartte naftën e rajonit kurd të Irakut, në ujërat amerikane, afër Teksasit

Një gjykatë amerikane ka urdhëruar konfiskimin e naftës në vlerë prej 100 milionë dollarëve në një cisternë kurde, në afërsi të shtetit federal amerikan të Teksasit.

Zyrtarët irakian thonë se cisterna nuk e kishte aprovimin shtetëror për importim.

Gjykata ka vendosur në favor të Irakut, e cila ka thënë se 1 milionë fuçi nafte janë shitur te një blerës amerikan anonim pa lejën e Bagdadit.

Zyrtarët irakianë ia kanë kërkuar dje gjykatës së Teksasit marrjen e vendimit që do e mundësonte konfiskimin e mallit.

Shitja e naftës kurde te rafineritë amerikane do e zemëronte Irakun pasi ky shtet konsideron se kjo naftë është kontrabanduar prej shtetit.

Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se shitjet e pavarura të naftës nga rajoni autonom i Kurdistanit mund të çonte deri te ndarja e Irakut.

Iraku është duke e luftuar hapjen e tubacioneve të naftës nga Kurdistani për në Turqi.

Zyrtarët kurdë në Irak i kanë shitur naftë Turqisë dhe Iranit përmes kamionëve.

XS
SM
MD
LG