Ndërlidhjet

Festivali përfundon në tragjedi, vdesin dhjetëra


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Vrapimi në rrëmujë gjatë një koncerti në Guinea të Afrikës perëndimore ka marrë jetën e 24 personave.

Tragjedia ka ndodhur gjatë një koncerti që është mbajtur afër bregut të detit, që e shënonte fundin e Ramazanit në kryeqytetin Konarki.

Dhjetëra persona të tjerë raportohet se janë lënduar gjatë tollovisë.

Festivali kishte disa grupe, përfshirë edhe grupin e njohur të këtij shteti që bën muzikë rep, “Killers”.

Shumica e atyre që e kanë humbur jetën, raportohet se kanë qenë të rinj në moshë.

Presidenca e këtij shteti e shpallur tërë javën si javë të zisë për nder të viktimave, derisa po hetohet arsyeja që çoi deri te vrapimi në rrëmujë.

Guinea, një vend kryesisht mysliman, në të njejtën kohë është duke luftuar kundër përhapjes së virusit Ebola, që deri më tash ka vrarë qindra njerëz në shtetet e Afrikës perëndimore.

XS
SM
MD
LG