Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina mirëpret sanksionet ndaj Rusisë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ministri i jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin, ka thënë se vendi i tij i mirëpret sanksionet e reja amerikane dhe evropiane ndaj Rusisë për shkak të përkrahjës së Moskës për rebelët prorursë në lindje të Ukrainës.

Klimkin gjatë një interviste për Reutersin dhënë në Vashington ka thënë se trupat ukrainase nuk do të bombradojnë zonat me civilë në lindje të Ukrainës që kontrollohet nga rebelët.

Forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin në disa qytete dhe zona të mëdha të territorit nga separatistët, mirëpo në të njejtën kohë janë akuzuar se kanë përdorë artileri të rëndë në zonat ku banojonë civilët duke vrarë dhe plagosur shumë prej tyre.

Klimkin, i cili në SHBA është takuar me zëvendës presidentin amerikan, Joe Biden, dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës dy ditore ka thënë se i takon Rusisë që të ndikojë te rebelët duke tërhequr udhëheqësit e tyre që janë qytetarë rusë.

XS
SM
MD
LG