Ndërlidhjet

logo-print

Liriohet babai i Tevezit, pasi paguhet shuma e kërkuar


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Segundo Tevez, babai i sulmuesit të ekipit futbollistik të Juventusit, Carlos Tevez është liruar pasi familja ka paguar shumën prej 48 900 dollarë amerikanë, të kërkuar nga kidnapuesit.

Sipas Diego Tevez, vëllaut të sulmuesit, personat përgjegjës për këtë vepër fillimisht kanë dashur vetëm t’ia vjedhin makinën babait të tyre.

Mirëpo, pasi janë larguar dhe e kanë parë emrin e pronarit të makinës në dokumentet e regjistrimit, hajdutët janë kthyer dhe e kanë kidnapuar edhe atë.

Lajmin për lirimin e babait të tij, e kishte dhënë vet futbollisti përmes profilit të tij në “Twitter” duke thënë se kryesorja që i ati i tij është liruar dhe ai është mirë.

XS
SM
MD
LG