Ndërlidhjet

Sulme të reja izraelite në Gaza


(ILustrim)

(ILustrim)

Mjekët thonë se bombardimet izraelite të kryera sot, kanë vrarë “dhjetëra” palestinezë në Gaza, në një shkollë që udhëhiqet nga OKB-ja.

Kjo është dita e 23-të e konfliktit në mes të Izraelit dhe Hamasit.

Granatimi i kryer mëngjesin e sotëm ka vrarë 16 persona derisa ishin strehuar në një shkollë që udhëhiqet nga OKB-ja.

Zëdhënësi i Shërbimit të Emergjencës në Gaza, Ashraf al Qudra, ka thënë se numri i të vrarëve është disa dhjetëra, pasi fillimisht kishte dhënë shifrën prej 20 të vrarëve.

Sipas të dhënavëe të al Qudra, në tërësi gjatë tërë konfliktit janë vrarë 1260 palestinezë, derisa Izraeli mundohet të detyrojë hamasin që të ndal sulmet me raketa ndaj territorit izraelit.

Ky konflikt ka marrë jetën e 53 ushtarëve izraelitë dhe tre civilëve.

XS
SM
MD
LG