Ndërlidhjet

Aleppo: Rebelët eshkatërrojnë ndërtesën e policisë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Së paku 13 policë dhe milicë pro qeveritarë janë vrarë kur rebelët në Siri e kanë hedhur në erë objektin e policië në qytetin sirian të Aleposë.

Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut më bazë në Londër, ka thënë se “dy xhihadistë nga grupet islamike kanë hedhur në erë tunelët që ndodhën përfundi objektit të policisë.

E njejta organizatë ka shtuar se luftimet kanë shpërthyer në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve menjëherë pas shpërthimit.

Asnjë grup deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë, por sulme të tilla rregullisht janë kryer nga militantët e Shtetit Islamik.

Mbi 2 mijë persona janë vrarë në Siri gjatë luftimeve prej muajit korrik.

XS
SM
MD
LG