Ndërlidhjet

20 të vrarë në luftimet e fundit në Ukrainë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

19 persona e kanë humbur jetën gjatë luftimeve të 24 orëve të fundit në rajonin lindor ukrainas, Donjeck ku ushtria ukrainase është duke kryer operacione ushtarake kundër rebelëve pro rusë.

Autoritetet rajonale të Donjeckut kanë thënë sot se 31 persona janë plagosur nga dita e djeshme.

Departmaneti për shëndetësi i Donjeckut ka thënë se në mesin e viktimave janë edhe dy persona të vrarë nga shpërthimi i një mine në një fshat të këtij rajoni.

Shtatë persona të tjerë, përfshirë edhe tre fëmijë janë plagosur gjatë shpërthimit.

Zyrtarët në rajonin tjetër lindor të Ukrainë, Lluhansk, i cili është nën kontrollin e rebelëve pro rusë, thonë se një person është vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet rajonale të Lluhanskut, thonë se operacionet ushtarake kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, të furnizimit me ujë dhe gaz për mijëra banorë të vendit.

XS
SM
MD
LG