Ndërlidhjet

Tre të vrarë nga sulmi me bombë në Kajro


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Televizioni shtetëror egjiptian ka thënë se tre persona janë vrarë gjatë sulmit të sotëm me bombë në Giza, në periferi të Kajros.

Një tjetër medium shtetëror duke e cituar një oficer policor ka raportuar se personat e vrarë kanë qenë brenda një makine dhe ka mundësi që ata kanë qenë duke shkuar në ndonjë vend për të kryer një “sulm terroristë” kur ju ka shpërthyer bomba e tyre.

Oficeri Mahmud Shaki, ka thënë se vetura është ndarë në dysh nga shpërthimi ndërsa forcat e sigurisë janë duke u munduar që të identifikojnë viktimat.

XS
SM
MD
LG