Ndërlidhjet

Dhjetra palestinezë të vrarë në Gaza


Ilustrim
Ilustrim

Mjekët thonë se nga bombardimet izraelite sot kanë humbur jetën "dhjetra" palestinez në Gaza, duke përfshirë ketu të paktën 16 vet në një shkollë.

Kjo është dita e 23-të e konfliktit në mes të Izraelit dhe Hamasit.

Nga shperthimet me granata herët në mëngjes të 16 personat humbën jetën në një shkollën që udhëhiqet nga OKB-ja dhe përdoret si strehë për të zhvendosurit nga lufta.

Zëdhënësi i Shërbimit të Emergjencës në Gaza, Ashraf al- Qudra tha se numri i të vdekureve është me "dhjetra".

Sipas të dhënave të al- Qudra, në tërësi gjatë tërë konfliktit janë vrarë 1,260 palestinezë, derisa Izraeli mundohet të detyrojë hamasin që të ndal sulmet me raketa ndaj territorit izraelit.

XS
SM
MD
LG