Ndërlidhjet

Lideri i një partie islamike dënohet me 5 vjet burg


Ilustrim

Ilustrim

Lideri i Partisë së Rilindjes Islamike të Taxhikistanit, Saodatsho Adolatov, është dënuar me pesë vjet burg.

Gjykata e Qarkut në Vandzh, ka shpallur fajtor Adolatov për nxitje të urrejtjes etnike dhe fetare.

Ai u dënua me pesë vjet burg. Adolatov u arrestua më 14 prill. Në gusht të vitit të kaluar ai u sulmua dhe u rrah nga sulmues të panjohur.

Udhëheqësi i Partisë së Rilindjes Islamike e ka konsideruar rastin të motivuar politikisht.

Partia e Rilindjes Islamike të Taxhikistanit është e vetmja parti islamike në ish- territorin sovjetik në Azisë Qendrore që është e regjistruar edhe zyrtarisht dhe e përfaqësuara në një parlament.

XS
SM
MD
LG