Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga: Kosova nuk do të lejojë që të bëhet burim i ekstremizmit


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar krerët e institucioneve të sigurisë së Kosovës për të diskutuar kërcënimin nga ekstremizmi dhe radikalizmi në vend dhe masat e ndërmarra nga këto institucione për të parandaluar dhe luftuar këtë dukuri të papranueshme.

Duke vlerësuar punën e këtyre mekanizmave dhe kontributin e tyre në sigurinë kombëtare, Presidentja Jahjaga ka kërkuar nga krerët e institucioneve të sigurisë që ta trajtojnë me prioritet dhe në bashkërendim këtë kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës, rajonit dhe më gjerë dhe në bashkëpunim me partnerët tonë strategjik të parandalojnë që Kosova të bëhet eksportuese e këtij kërcënimi global thuhet mes tjerash në një komunkatë për media nga presidenca.

Jahjaga thuhet në komunikatë e ketë thënë se “Kosova në asnjë moment nuk do të lejojë që të bëhet burim i ekstremizmit e strehimore e kriminelëve që nxisin terror dhe urrejtje".

Ajo i ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës e komunitetet fetare që të bashkëpunojnë me autoritetet vendore dhe mekanizmat e sigurisë për t’i përndjekur penalisht individët që qëndrojnë prapa këtyre përpjekjeve për të destabilizuar Kosovën dhe traditën e saj të gjatë të harmonisë ndërfetare.

“Është përgjegjësi e jona si institucione dhe si shoqëri t’i dënojmë këto fenomene të shëmtuara. Ne duhet të distancohemi nga këto akte mizore të kriminelëve, dhe ata duhet t’i denoncojmë dhe t’i trajtojmë si të tillë”, citohet të ketë thënë presidentja Jahjaga.

XS
SM
MD
LG