Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Marko Gjuriq qëndroi në Prishtinë


Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka biseduar sot në Prishtinë, me oficerin për lidhje të Serbisë në Kosovë, Dejan Paviçeviq, për realizimin e projekteve të rëndësishme për “të dy bashkësitë”.

“Kemi biseduar për atë se si potencialet ekonomike që ekzistojnë t’i unifikojmë dhe së bashku me përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme, të punojmë në projektet të cilat do të ishin të rëndësishme për të dy bashkësitë”, ka thënë Gjuriq, pas takimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, raporton agjencia Beta.

Ai ka vlerësuar se për serbët dhe shqiptarët në Kosovë është e nevojshme e ardhmja e përbashkët pa urrejtje dhe ka treguar në rëndësinë e bisedimeve me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për problemet që u takojnë si serbëve ashtu edhe shqiptarëve.

Siç ka kumtuar Zyra e qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq është zyrtari i parë i Serbisë, i cili prej vitit 1999 ka shetitur nëpër Prishtinë dhe ka drekuar në një restorant në qendër të qytetit.

XS
SM
MD
LG