Ndërlidhjet

Familjarë e të zhdukurve kërkojnë fillimin e punimeve në Rashkë


Ilustrim
Ilustrim

Organizata joqeveritare “Zëri i Prindërve”, nga Mitrovica, ka reaguar në lidhje me takimin ndërmjet delegacionit nga Kosova dhe delegacionit nga Sërbia, për hulumtimin dhe zhvarrosjen e kufomave në Rashkë të Sërbisë.

Kjo organizatë ka ngritur shqetësime në lidhje me atë se palët nuk arritën të dakordoheshin se kur do të jetë data e sakt për fillimin e punimeve, që janë lënë në gjysmë nga ana e Sërbisë.

“Si familjarë të personave të pagjetur kërkojmë që punimet të fillojnë sa më parë, dhe të kthehen trupat në Kosovë, ku me këtë fakt edhe do të pushonte sado pak dhimbja e madhe që kemi”, thuhet mes tjerash në reagim.

Problemi i dytë sipas kësaj organizate konsiderohet edhe ajo se kush do ta bëjë pranimin e trupave të zhvarrosur.

“Pala sërbe thekson se ajo nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe si e tillë nuk mund ta bëjë dorëzimin tek organet shtetërore, ku me këtë fakt, edhe një herë dëshmohet se ata nuk janë të interesuar ta zgjidhin problemin, por vetëm ta vazhdojnë atë".

Kjo organizatë ka shpre shqetësim edhe lidhur me heshtja e palës kosovare lidhur me këtë problem.

“Mendojmë se çështja duhet të adresohet tek Brukseli, ngase ata mund ta zgjidhin këtë problem”, thuhet mes tjerash në një reagim të organiztes “Zëri i Prindërve”.

XS
SM
MD
LG