Ndërlidhjet

Mikhail Saakashvili kundërshton akuzat penale kundër tij


Mikhail Saakashvili
Mikhail Saakashvili

Ish-presidenti gjeorgjian Mikhail Saakashvili tha se akuzat penale kundër tij në Gjeorgji kanë të bëjnë me aktivitetet e tij në Ukrainë.

Saakashvili tha në Budapest se akuzat e ngritur kundër tij javën e kaluar, janë një përpjekje për të kufizuar aktivitetet e tij politike dhe lirinë e lëvizjes.

Ai i tha kanalit televiziv gjeorgjian Rustavi 2 se "dikush" është i pakënaqur me "aktivitetin" e tij në Ukrainë.

Ai tha se nuk ka plane për të kërkuar azil politik. Saakashvili u largua nga Gjeorgjinë pas largimit nga detyra në vitin e kaluar.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe katër senatorë amerikanë kanë shprehur shqetësim në lidhje me akuzat kundër tij.

XS
SM
MD
LG