Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Diskutohet vendimin i kryeministrit për dorëheqje


Arseniy Yatsenyuk

Arseniy Yatsenyuk

Parlamenti i Ukrainës po mbanë një seancë parlamentar për të diskutuar vendimin e kryeministrit Arseniy Yatsenyuk për dorëheqjen.

Yatsenyuk tha me 24 korrik se ai do të largohet nga detyra pasi dy partitë u tërhoqën nga koalicioni qeverisës.

Ky veprim mund të hapë rrugën për zgjedhje të parakohëshme.

Zyrtarët ukrainas thonë se dorëheqja duhet të miratohet zyrtarisht nga parlamenti.

Presidenti Petro Poroshenko është deklaruar se dëshiron zgjedhje të reja.

Por, ai tha se parlamenti duhet të vazhdojë të punojë, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet vendi.

Në seancën e sotme parlamenti gjithashtu do të debatojë edhe disa çështje të tjera, si transporti i gazit dhe shpenzimet për luftën kundër separatistëve pro-ruse në lindje të vendit.

XS
SM
MD
LG