Ndërlidhjet

OKB bën thirrje për auditimin e fletëvotimeve në Afganistan


Fletëvotime në Afganistan

Fletëvotime në Afganistan

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të dy kandidatëve presidencialë afganë të angazhohen në auditimin e fletëve të votimit të zgjedhjeve, auditim i cili rifillon më 2 gusht.

Jan Kubis, zyrtar i lartë i OKB-së në Afganistan, ka thënë sot se auditimi është i rëndësishëm për të "përfunduar procesin e zgjedhjeve", dhe se "çdo vonesë, çdo pasiguri do të ketë ndikim të madh negativ në të dy situatat politike dhe ekonomike në Afganistan".

Auditimi për rreth tetë milionë vota të 14 qershorit, të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, u ndërpre javën e kaluar, për shkak të dallimeve teknike.

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se të dy kandidatët, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, janë dakorduar se si të bëhet auditimi i votave të falsifikuara nga ato të vërteta.

XS
SM
MD
LG