Ndërlidhjet

Rusi: Akuza atomike e Uashingtonit - e pabazë


Ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan (djathtas), dhe ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, duke e nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Barrdhë në vitin 1987

Ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan (djathtas), dhe ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, duke e nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Barrdhë në vitin 1987

Rusia thotë se akuzat e Shteteve të Bashkuara se Moska e ka shkelur Marrëveshjen për Armatimin Atomik me Rreze të Mesme, është e “pabazë”.

Ministria e jashtme ruse tha dje se akuzat amerikane janë “të pabaza, sikur edhe të gjitha pretendimet e Uashingtonit” së fundit dhe nuk është paraqitur “asnjë provë”.

Më herët, Shtetet e Bashkuara thanë se Rusisë ia kanë dërguar një letër në të cilën thuhet se me testin e një rakete të re, është shkelur marrëveshja e përmendur, e cila ishte nënshkruar nga ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan, dhe ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev.

Kjo marrëveshje ishte paraparë që t’i eliminonte raketat e lansuara nga toka me rreze të veprimit prej 500 e deri në 5,500 kilometra.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se i ka bërë pyetje Uashingtonit, “për prodhimet e aeroplanëve pa ekuipazh”, për të cilët Moska thotë se janë poashtu “raketa me bazë tokësore”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se Rusia duhet ta zgjidhë këtë çështje dhe ta “mbrojë” marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG