Ndërlidhjet

BE: U miratuan formalisht sanksionet kundër Rusisë


Pamje nga një pjesë e Brukselit

Pamje nga një pjesë e Brukselit

Bashkimi Evropian sot i ka miratuar formalisht sanksionet e gjëra ekonomike kundër Rusisë, për shkak të rolit të Moskës në zhvillimet në pjesën lindore të Ukrainës.

Këto sanksione sot u publikuan në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, që do të thotë se ato hyjnë në fuqi prej ditës së nesërme.

Në kumtesën e Bashkimit Evropian thuhet se masat e reja, për të cilat u arritë pajtueshmëria para dy ditësh, në shënjestër të tyre e kanë sektorin bankar, atë të mbrojtjes dhe të energjisë së Rusisë, për shkak të “aksioneeve të tyre destabilizuese për situatën në pjesën lindore të Ukrainës”.

XS
SM
MD
LG