Ndërlidhjet

Rripi i Gazës: Ka filluar armëpushimi 72 orësh


Një ushtar izraelit me predhë të tankut në krah
Një ushtar izraelit me predhë të tankut në krah

Në Rripin e Gazës, që qeveriset nga Hamasi, ka filluar një armëpushim 72 orësh, pas më se tri javësh të luftimeve ndërmjet Izraelit dhe militantëve palestinezë.

Armëpushimi humanitar, i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, ka filluar sot në orën 7 të mëngjesit , sipas kohës së Evropës Qendrore, ndërsa pritet edhe fillimi i bisedimeve në Kajro të Egjiptit për zgjidhje afatgjatë.

Armëpushimet e mëparshme humanitare, që janë shpallur prej se Izraeli e ka filluar ofensivën në Gaza, më 8 korrik, janë ndërprerë nga luftimet e ripërtria.

Zyrtarët e Rripit të Gazës thonë se më se 1,450 palestinezë janë vrarë gjatë këtij konflikti.

Janë vrarë, poashtu, edhe 61 ushtarë dhe tre civilë izraelitë.

Izraeli thotë se ofensiva synon mbrojtjen e popullatës së vet nga sulmet e militantëve.

XS
SM
MD
LG