Ndërlidhjet

Ukrainë: 14 të vrarë në pjesën lindore, përfshirë 10 ushtarë


Një femër duke ecur afër dy pjesëtarëve të separatistëve prorusë në një lagje të qytetit Shakhtarsk
Një femër duke ecur afër dy pjesëtarëve të separatistëve prorusë në një lagje të qytetit Shakhtarsk

Ushtria e Ukrainës thotë se 14 vetë janë vrarë, përfshirë 10 ushtarë, gjatë një sulmi të separatistëve prorusë, sot herët në mëngjes, afër qytetit Shakhtarsk, në rajonin lindor Donjeck.

Zëdhënësi ushtarak, Oleksiy Dmytrashkivsky, tha se vrasja e 10 ushtarëve është konfirmuar, por për katër trupat e tjerë të pajetë nuk dihet se a janë të ushtarëve apo të separatisëtve.

Ushtria e Ukrainës aktualisht i ka detyruar separatistët që të tërhiqen nga disa territore, që i kishin nën kontroll në pjesën lindore, pas disa ditëve të luftimeve të ashpra.

Qyteti Shakhtarsk është në hapësirën ku është rrëzuar aeorplani i udhëtarëve i Malajzisë. Ka dyshime se ai është rrëzuar nga separatistët prorusë.

XS
SM
MD
LG