Ndërlidhjet

logo-print

AGK: Dënohet kërcënimi ndaj gazetarëve Morina dhe Shaqiri


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin se kryeredaktori i gazetës “Bota So”, Idriz Morina, dhe gazetari i kësaj të përditshmeje, Nehat Shaqiri, janë kërcënuar me jetë.

Mëtutje, në njofftimin nga AGK-ja, theksohet se një person i njohur për Asociacionin ka kërcënuar sistematikisht kolegët e gazetës "Bota Sot", fillimisht përmes telefonit dhe pastaj verbalisht, ku ka kërkuar që t`i qëroj hesapet fizikisht.

AGK thotë se e dënon ashpër çdo përpjekje të kujtdo që me konfrontim fizik, shantazh apo kërcënim, mendon se mund ta ndal raportimin profesional të gazetarëve dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës, që ta hetojë sa më shpejt këtë rast, me të cilin përveç pengimit të punës së gazetarit, fyhet dhe poshtërohet liria e shprehjes në vend, duke e rrezikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe vetë jetën e gazetarëve.

Ky rast është i patolerueshëm, prandaj AGK i bënë thirrje të gjitha palëve që t`i përmbahen normave ligjore për zgjidhje të kontesteve të çfarëdo natyre qofshin ato.

Njëherësh AGK, fton kolegët gazetarë të mos ndikohen nga raste të tilla në punën e tyre dhe shpreh shqetësimin për rritjen e rasteve të raportimit për kërcënime, shantazhe dhe forma tjera të keqtrajtimit të gazetarëve muajve të fundit, përdundon deklarata e AGK-së.

XS
SM
MD
LG