Ndërlidhjet

Holandë: Ekspertët punojnë në vendin e rrëzimit të aeroplanit


Pjesëtarët e misionit ndërkombëtar në Ukrainë
Pjesëtarët e misionit ndërkombëtar në Ukrainë

Qeveria e Holandës thotë se ekipi prej 70 ekspertëve ndërkombëtarë e ka filluar sot punën për t’i gjetur trupat e pajetë në vendin e rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontrollin e separatistëve prorusë.

Në njoftimin e Ministrisë së drejtësisë së Holandës thuhet se “ekspertët holandezë dhe australianë kanë arritur në vendin e rrëzimit të premten në mëngjes”, dhe se “70 ekspertë do të ndërmarrin operacione të kërkimit në disa lokacione në vendin e rrëzimit”.

XS
SM
MD
LG